AlbPhilly.com

USAID, Arvizu: Mbështesim vendorët, Berisha: Do ndajmë të ardhurat me to

Prezantohet projekti i USAID për qeverisjen lokale. I pranishëm në këtë aktivitet, ambasadori Aleksandër Arvizu deklaroi se SHBA mbështet qeverisjen lokale, ndërsa bëri apel për bashkëpunim mes qeverisë qendrore dhe asaj vendore. “Shqipëria ka hyrë në rrugëtimin e saj të tretë drejt një qeverisje të decentralizuar dhe demokratike. Teksa nisim këtë projekt u bëj thirrje për bashkëpunim. Të ecurit përpara kërkon që qeveritë të përmbushin detyrimet, kërkon dialog të hapur mes qeverisjes vendore dhe asaj qendrore, besim, kërkon që transferimi i burimeve të jetë i drejtë dhe transparent. Kërkon që rritja urbane të jetë më e mirëmenaxhuar", tha ai.

 
Ref.Zgjedhore, Wollfarth: Numërimi elektronik kërkon kohë e trajnim

Ambasadori i OSBE-së në vendin tonë, Eugen Wollfarth vlerësoi frymën e bashkëpunimit mes palëve për sa i përket Reformës Zgjedhore dhe theksoi rëndësinë e arritjes së konsensusit brenda afateve të caktuara, përpara zgjedhjeve presidenciale.

 
Topi: Presidenti nga mazhoranca? Do paragjykohej institucioni

Presidenti Bamir Topi në një intervistë tek Zëri I Amerikës ka komentuar procesin e zgjedhjes së kreut të ri të shtetit, sistemin e drejtësisë në vendin tonë dhe punën e politikës në zbatimin e reformave. Zoti President, paqëndrueshmëria politike në Greqi ka nxjerrë përsëri në plan të parë shqetësimet për përkeqësimin e gjendjes ekonomike në Europë. Kryeministri britanik Cameron tha dje se monedha e përbashkët Euro po vihet në pikëpyetje. Vendi juaj nuk duket shumë i shqetësuar nga kriza globale e borxheve. Si do t'a përcaktonit ju gjendjen në të cilën ndodhet ekonomia shqiptare sot?

 


Faqe 1 nga 2
"The Guardian" për shqiptarët
Aksidenti, ndahet nga jeta koreografi i njohur Agron Aliaj
Donna Summer ndahet nga jeta në moshën 63-vjeçare
Lufta e re e klasave në referencat shkencore
AKS
Banderole

Perkthe / Translate

Albanian English French German Greek Italian Polish Russian Spanish

Koha

MambWeather
Philadelphia PA
61 °F
[Detaje]
© 2002-2011 AlbPhilly.com - Shqiptaret ne Philadelphia
 

Statistikat

Anetare : 1198
Permbajtje : 2441
Lidhjet e Rrjetit : 12
Klikime te Shikimit te Permbajtjes : 5156992730