|
Krijimi: Me 1 dhjetor te vitit 2001, mori nje nisje disi modeste AlbPhilly.com, ndersa ishin vene me kohe piketat si dhe qellimi perse kjo dritare informative do te sherbeje ne te ardhmen. Edhe pse ne testim faqa filloi zyrtarisht funksionin ne menyre profesionale me dt 14 Dhjetor 2001. Ne kete date filluan edhe transmetimet e para ne gjuhen shqipe te AlbRadios, ne 1540AM - Philadelphia. Keshtu AlbPhilly Production u formua me nje studio fillimisht audio dhe me pas videografike. Pra me dy produkte te sajat AlbPhilly.com dhe AlbRadio, AlbPhilly Production kishte se cfare te jepte. Per hir te se vertetes duhet thene se ne ate kohe numeroheshin shume pak faqe kualitative shqiptare ne internet dhe ku informacioni ishte teper i vaket. Kjo ishte nje tjeter aresye per te nisur nje pune te mire te cilen nuk do ta mbarojme dot kurre.
AlbPhilly Production nuk u mjaftua me kaq. Ne sot disponojme teknologjine me te fundit ne treg persa I perket prodhimeve Audio – Video. Mjaft dekumentare dhe telereportazhe, prodhime te studios tone, jane transmetuar nga televizione sot me emer ne tregun mediatik ne Shqiperi. Sot ne flasim me gjuhen High Definition (HD). AlbPhilly.com - Stafi: Florian Bezhani, Jorgo Xhori dhe Saimir Lolja. Ndihmuan: Ralf Gjoni, Florian Mishaxhi dhe Ermir Tufa. Ç`perfaqesojme: Siç keni vene re gjate vizites tuaj neper faqet tona, AlbPhilly.com do te perpiqet te mbuloje nje ser sherbimesh, te cilat do te kene si kredo percjelljen e informacionit te nevojshem per mbare bashkesite shqiptare, kudo qe jane te lokalizuara. Kjo inisjative e studios digitale shqiptare Audio & Video "AlbPhilly Production" shpresojme te jete e pershendetur nga vizitori yne. Ne kete projekt perfaqesohen: AlbPhilly Production / AlbRadio / AlbTravel / Bijte E Shqipes / Keshtu, AlbPhilly.com realizon qellimin e vertete per te cilen eshte krijuar. Ftohen te gjithe subjektet dhe individet per te qene me prane njeri - tjetrit dhe se bashku te themi nje fjale, dhe nese ajo thuhet se bashku nuk mbetet si nje e vetme... Stafi prane AlbPhilly.com |