|
AlbPhilly Production edhe kete vit ishte e pranishme ne mbremjen festive te flamurit. Edhe kete here, por disi me ndryshe, ne do te vijme tek ju me nje DVD vertete cilesore ku nuk do te mungoje asnje element i kesaj mbremje. Mjaft pjesemarres do te jene ne ekranin tuaj permes emocioneve qe mbremja dhuroi per ta. Materiali filmik tashme eshte gati per treg kundrejt pageses $20.00. |
|
|
E shtunë, 28 Nëntor 2009. Shoqata Atdhetare-Kulturore “Bijtë e Shqipes” në Filadelfia për të tetin vit radhas, organizon “Ditën e madhe të Flamurit”, një veprimtari kushtuar shpalljes së pavaresise dhe të gjithë të rënëve për liri dhe një Shqipëri të mëvetësishme. Gjatë këtyre viteve janë disa mijëra bashkatdhetarë që kanë kremtuar këtë ditë të madhe këtu në Filadelfia, qytetin historik, ku u shpall dhe pavarësia e Amerikës. Dhe nuk kanë qënë vetëm shqiptarë të Filadelfias, por edhe nga shtetet përrreth si nga Nju Xhersi, Nju Jorku, Konektikat, Merilend, etj. |
|
|