Login

Indentifikohuni
Nuk keni llogari? Krijoni njė
Skandali, Futbollistėt: Reali u bė gati tė ikte PDF Printoni E-mail
Stadiumi "Qemal Stafa"Mes lojtarëve të Realit të Madridit ka patur jo pak tension në momentin e ikjes së dritave, madje ata kanë bërë gati valixhet për tu larguar kur panë se dritat u vonuan mbi 85 minuta. Duket se ka qenë presidenti Perez që u ka kërkuar të qëndrojnë.

Futbollisti i Tiranës Bledar Devolli që të mërkurën ishte në fushë me fanellën e Gramozit tregon momentet e kaosit në dhomat e zhveshjes.
“Në errësirë u bë një kaos i vërtetë. Edhe vetë ne u cuditëm jo ata që nu janë mësuar me të tilla gjera. Me sa pashë unë ata po bënin gati valixhet, por me sa duket u dha urdhër presidenti i tyre” u shpreh Devolli.

Ndërkohë kapiteni i Tiranës Devi Muka pranon se gjera të tilla kanë ndodhur edhe më parë por sipas tij tensioni ka qenë i madh në dhomat e zhveshjes.
“Ishte një atmosferë e mirë, sa i përket pjesës së parë se pas asaj që ndodhi...Dihet se në Shqipëri nuk është hera e parë që ndodhin gjera të tilla. Në dhomat e zhveshjes pati tension. Të tilla gjera kanë ndodhur edhe jashtë shtetit, normale që nuk është mirë”u shpreh Muka.

 
Advertisement