Login

Indentifikohuni
Nuk keni llogari? Krijoni njė
Skandali nė ‘Qemal Stafa’, reagon ‘Taci Oil’ PDF Printoni E-mail
Rezart Taci - President i kompaniseKompania “Taci Oil” reagon pas incidentit të djeshëm në stadiumin “Qemal Stafa” ku për shkak të mungesës së energjisë u ndërpre për rreth 85 minuta ndeshja mes Gramozit dhe Realit të Madridit. Vetë komania nëpërmjet një deklarate thekson se janë të shqetësuar për ngjarjen e ndodhur dje, duke kërkuar vendosjen para drejtësisë të shkaktarëve.

Kompania “Taci Oil” thekson se nga ana e saj janë përmbushur të gjitha detyrimet e kontratës dhe se edicioni i tretë i trofeut “Taci Oil” ishte shumë i suksesshëm pavarësisht incidentit.

Sipas deklaratës mësohet se një projekt i ardhshëm i Taci Oil është ngritja e një shkolle sportive në Tiranë. Shkolla do të jetë nën kujdesjen e skuadrës së Realit të Madridit.

Të ardhurat e mbledhura nga ndeshja e djeshme Gramozi-Real Madrid do të shkojnë për të ndihmuar banorët e zonave të përmbytura. Ndërkohë policia e Tiranës ka arrestuar rreth 25 persona, të cilët po pyeten për të zbardhur ngjarjen e mbrëmshme.

 
Advertisement