Login

Indentifikohuni
Nuk keni llogari? Krijoni njė
Vjenė, rikonfirmohet perspektiva evropiane pėr Kosovėn PDF Printoni E-mail
Sample ImageKosova ka marrë mbështetjen Grupit Drejtues Ndërkombëtar për realizimin e objektivave të procesit integrues të saj në BE, kanë thënë zyrtarë të Qeverisë së Kosovës.

Pas takimit të mbajtur në Vjenë, të Grupit Drejtues Ndërkombëtar, i cili ka rolin e mbikëqyrësit të shtetit më të ri, zëdhënësi i Qeverisë, Memli Krasniqi, ka thënë përmes një bisede telefonike nga Vjena, se vendet anëtare u kanë dhënë mbështetje angazhimeve të Kosovës për zbatimin e prioriteteve që kanë të bëjnë me perspektivën evropiane të Kosovës dhe me liberalizimin e vizave.

Ndërkaq, në mesin e shumë çështjeve, Krasniqi ka thënë të jetë diskutuar edhe për strategjinë për integrimin e veriut të Kosovës.

“Ne besojmë se Qeveria e Kosovës, nga ajo që u tha, ka marrë mbështetje të fuqishme për të gjitha angazhimet e veta në drejtim të realizimit të objektivave që dalin nga raporti i progresit të vitit 2009, zhvillimet në drejtim të liberalizimit të vizave, pastaj të marrëdhënieve tregtare me BE-në si dhe është diskutuar për strategjinë për veriun e vendit dhe për një sërë çështjesh që kanë të bëjnë me ekonominë kosovare”, ka deklaruar Krasniqi.

Raportin për arritjet dhe sfidat në Kosovë e ka prezantuar i dërguari i posaçëm i Bashkimit Evropian në Kosovë, diplomati holandez, Piter Feith, i cili njëherësh është edhe Përfaqësues Civil Ndërkombëtar.

Ndërkaq, nga pala kosovare, ka folur kryeministri, Hashim Thaçi. Zëdhënësi Krasniqi ka thënë se theksi i deklaratës së Thaçi ka qenë i përqendruar në rezultatet, proceset dhe sfidat, me të cilat po ballafaqohet Kosova.

“Ka qenë një diskutim i drejtpërdrejtë, i hapur në mesin e mbështetësve të Republikës së Kosovës, ku janë diskutuar të gjitha çështjet, mes të cilave do të ndanim edhe aspektet politike, ekonomike e sociale”, ka theksuar Krasniqi.

GDN përbëhet nga 25 vende që e kanë njohur shtetësinë e Kosovës. Takimi i sotëm në Vjenë është mbajtur në nivelin e drejtorëve politik të këtyre vendeve për Ballkanin.
 
Advertisement

Shkurt

Kinė, avioni, 43 tė vdekur dhe 53 tė mbijetuar Është 43 të vdekur dhe 53 të mbijetuar, bilanci i viktimave të një aksidenti ajror në Kinë.

Serbia: KFOR-i tė ruajė kishat Serbia ka reaguar ndaj marrjes së komandës së policisë së Kosovës për ruajtjen e kishave dhe manastireve serbe.

Rinas, defekt teknik nė avion pasagjerėt 6 orė pritje Pasagjerët e një prej avionëve të kompanisë Alitalia prej 6 orësh janë bllokuar në Aeroportin e Rinasit në Tiranë, pasi avioni që do të nisej sot rreth orës 12:15 drejt Romës ka pasur disa probleme.

Anketim

Permbytjet ne Shqiperi jane pasoje e
 

AlbPhilly - Fotografi

Vlora.jpg