Irani, Franca dhe SHBA: Sanksione te reja Athine, kapet me droge shqiptari Fle ne hotel, nuk paguan
Irani, Franca dhe SHBA: Sanksione te reja Parisi dhe Uashingtoni do te insistojne per aplikimin e sanksioneve te reja ndaj Iranit, per shkak te programit te tij berthamor. Lajmin e ka bere te ditur ministri francez i Mbrojtjes, Herve Morin, i cili u takua sot me kreun e Pentagonit, Robert Gates. Ky qendrim i Perendimit erdhi pas deklarates se ajatollahut Ali Khamenei, se aviacioni iranian do t’i jape nje grusht te forte arrogances se Perendimit.
Athine, kapet me droge shqiptari Nje shtetas shqiptar eshte arrestuar nga policia e Athines, ne lagjien “Galaci” te kryeqytetit helen. Mesohet se kapja e 36 vjecarit u krye ne kushtet e flagrances, ne momentin qe ai po tentonte t’i shiste nje polici nje sasi droge kundrejt nje pagese prej 1300 eurosh. Sipas policise greke, shqiptari i ndaluar eshte nga Lushnja, por emri i tij nuk behet publik per arsye hetimore. Ai deklarohej si biznesmen, madje kishte edhe nje sipermarrje pastrimi pallatesh si biznes te ligjshem. Ne cilesine e proves materiale 36 vjecarit iu sekuestruan 3.4 kilograme heroine, 800 grame hashash, dy peshore elektronike dhe nje autoveture. Policia po punon per gjetjen e personave te tjere te implikuar ne kete trafik.
Fle ne hotel, nuk paguan Denoncohet per here te 21-te nje i moshuar 68-vjecar, i cili ka vijuar serine 'e gabimeve' te tij, duke fjetur ne hotel dhe duke mos paguar dhomen. I moshuari udhetonte neper zonat turistike te Italise duke fjetur neper hotele te ndryshme pa dhene asnje qindarke nga xhepi i tij. Ndaj tij pritet te merret nje mase e forte duke e detyruar te qendroje ne nje zone te caktuar pa i lejuar atij levizjen neper qytete te tjera. |