E gjithë Europa dhe bursat mbajnë frymën në Athinë ku sindikatat protestojnë kundër masave drastike që qeveria e Papandreut ka ndërmarrë për të ulur borxhet; dhe në Berlin ku kryeministri grek pritet të takohet me kancelaren gjermane Angjela Merkel. Ministri i financave gjermane deklaroi se Berlini nuk do te jape asnje cent. Papandreu:
Nuk do jemi Lehman Brothers E BE-së. Reagon dhe presidenti i BE-se , Juncker: Nuk do leme Greqine vetem. Parlamenti grek miraton reduktimet në buxhet Parlamenti i Greqisë miratoi sot masat për reduktime të mëdha në buxhet të propozuara nga qeveria socialiste në kohën kur rrugët e Athinës u ishin të mbushra nga mijëra protestues të pakënaqur. Zëdhënësi i parlamentit, Filipos Pecalnikos, tha se ligji është miratuar në tërësi. Ligji parasheh reduktim prej 4.8 miliardë euro për shërbimet publike, ku rrogat i kushtojnë shtetit 26 miliardë euro. Sindikatat kanë kërcënuar t’a bllokojnë ligjin me greva dhe ndërprerje të punës, kurse para ndërtesës së parlamentit policia u përplas me demonstruesit të cilët gjuanin me gurë. Ndërkohë kryeministri George Papandreu udhëtoi në Gjermani që të kërkojë mbështetje për krizën e rëndë financiare që ka kapluar vendin. Kriza, Papandreu:Nuk do jemi Lehman Brothers E BE-së “Nuk po kërkojmë para. Nuk duam të jemë Lehman Brothers e Bashkimit Europian”- ka deklaruar Kryeministri grek Jorgo Papandreu në një intervistë të publikuar sot në të përditshme gjermane Frankfurter Allegemeine Zeitung, citon agjencia e lajmeve Bloomberg. “Nuk po kërkoj që Greqia të mund të marrë hua me të njëjtat kritetere që ka Gjermania.- ka shpjeguar Kryeministri grek- por tani kemi nevojë për kushte financimi më të favorshme se këto aktualet” . Lehman Brothers ishte banka e katërt më e madhe amerikane e investimeve e cila më 15 shtator 2008 njoftoi falimentimin duke pësuar humbje me miliarda dollarë në tregjet amerikane të kredive. Falimentimi i saj në tronditi botën financiare nga themelet. Ndërkohë zëdhënësi i qeverisë gjermane Ulrich Wilhelm, në një konferencë për shtyp deklaroi se mes kancelares gjermane Angjela Merkel dhe kryeministrit grel nuk do të flitet për ndihmë financiare. Ai saktësoki se biseda do të përqëndrohet në mbështetjen politike të Athinës. Berlini: Nuk do japim asnje cent Ministri gjerman i Financave, Rainer Bruderle deklaroi sot se "qeveria nuk do t'i japë asnjë cent'' Greqisë. Deklarata vjen disa orë para takimit mes kancelares, Angela Merkel dhe kryeministrit grek, Jorgos Papandreu. “Kryeministri Papandreu u shpreh qartë dje se nuk priste asnjë lek nga ana e qeverisë gjermane dhe se qeveria gejrmane nuk ka qëllim të japë asnjë lek”- ka thënë ministri i Financave gjermane Bruederle. Duke komentuar masat e marra nga Athina si “te drejta, nëse qeveria greke do të aplikojë atë që do të aprovohet në nivel parlamentar." BE, Juncker: Nuk do leme Greqine vetem Para se të mbërrijë në Berlin për të takuar Angjela Merkel, Papandreu do të ndalet në Luksemburg pr të takuar presidentin e Bashkimit Europian Zhan Klod Juncker, i cili në një intervistë për një radio gjermane ka thënë se “Greqia nuk do lihet e vetme”. Por duke përshëndetur planin e qeverisë për reduktimin e deficititi ka thënë “nuk besoj se mund të përjashtohet nevoja e një ndihme financiare për Athinën. Ndërkohë Greqia sot ështe e paralizuar nga greva 24 orëshe kundër planit të masave për reduktimin e borxheve. Parlamenti pritet të votoje paketën e masave shtrënguese të miratuara nga qeveria e Papandreut dy ditë më parë. |