Login

Indentifikohuni
Nuk keni llogari? Krijoni njė
Fajon: Mos pengoni vizat pėr Shqipėrinė e Bosnjen PDF Printoni E-mail
BERaportuesja për liberalizimin e vizave në Parlamentin Europian deklaron se rritja e azil kërkueseve të ardhur nga Maqedonia e Serbia në Belgjikë e Gjermani mund të krijojë dilema dhe frikë nëse liberalizimi i vizave ishte një vendim i drejtë. Sipas saj këto probleme do të ndikonin në vende, si Shqipëria dhe Bosnja që presin liberalizimin e vizave.

“Lajmet e fundit për rritjen e numrit të strehimkërkuesve nga Serbia dhe Maqedonia në Belgjikë dhe Gjermani kanë krijuar dilema dhe drojë nëse liberalizimi i vizave ishte një vendim i drejtë. Kërkoj nga të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor të marrin përgjegjësinë jo vetëm për të përmbushur kriteret, por dhe t’i dërgojnë njerëzve një mesazh të qartë rreth asaj se çfarë do të thotë realisht liberalizimi i vitave.”- deklaroi Fajon.

Tanja Fajon europarlamentarja sllovene ka deklarur se rritje e numrit të azilkërkuesve nga shtete si Serbia e Maqedonia po pengojnë liberalizimin e vizave për Shqipërinë dhe Bosnje Hercegovinën. Sipas Fajon, politikanët e këtyre vendeve, duhet të ndalojnë menjëherë këtë fluks.

“Ne jemi në mes të përgatitjeve për liberalizimin e vizave për Shqipërinë e Bosnjen. Nëse ka një pozicionin negativ për shkak të shtimit të numrit të azilkërkueseve që vijnë në Belgjikë, vendet e BE-së do të jenë më shumë të shqetësuara, cka do të conte në ngadalësimin e procedurave. Politikanët duhet të ndalojnë menjëherë fluksin e migrantëve të rinjë që kërkojnë strehim në vendet e BE-së.”- ka thënë Fajon për Dëelle

Ajo çfarë ka ndodhur me strehimkërkuesit nga Maqedonia e Serbia “në asnjë mënyrë nuk duhet të dëmtojë liberalizimin e vizave këtë vit për Shqipërinë dhe Bosnjën”, përfundon deklarata e europarlamentares sllovene.

 
Advertisement

Shkurt

Kinė, avioni, 43 tė vdekur dhe 53 tė mbijetuar Është 43 të vdekur dhe 53 të mbijetuar, bilanci i viktimave të një aksidenti ajror në Kinë.

Serbia: KFOR-i tė ruajė kishat Serbia ka reaguar ndaj marrjes së komandës së policisë së Kosovës për ruajtjen e kishave dhe manastireve serbe.

Rinas, defekt teknik nė avion pasagjerėt 6 orė pritje Pasagjerët e një prej avionëve të kompanisë Alitalia prej 6 orësh janë bllokuar në Aeroportin e Rinasit në Tiranë, pasi avioni që do të nisej sot rreth orës 12:15 drejt Romës ka pasur disa probleme.

Anketim

Permbytjet ne Shqiperi jane pasoje e
 

AlbPhilly - Fotografi

Saranda.jpg