|
Vidhen dy kisha nė Pėrmet, policia nis hetimet |
|
|
|
Persona ende të paidentifikuar kanë grabitur në orët e para të ditës së sotme dy ikonostase mbi 250 vjeçare në kishën Shën Premte, si dhe një pjesë të portës kryesore të kishës Shën Nikolli, në qytetin e Përmetit.
Burime nga policia bëjnë të ditur se dy ikonostase prej druri të gdhendur me një mjeshtëri të lartë kanë rezultuar të grabitura në kishën Shën e Premte, që shtrihet buzë përroit që kufizon qytetin e Përmetit nga ana jugore e tij. Po të njëjtat burime shtuan se keqbërësit kanë vjedhur po gjatë mëngjesit të sotëm edhe një pjesë të portës kryesore të kishës së Shën Nikollit, që ndodhet në zonën e sipërme të qytetit të Përmetit.
Ekspertët e kriminalistikës kanë mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe kanë nisur hetimet për të identifikuar autorët. Gjatë 17 viteve të fundit në qarkun e Gjirokastrës janë vjedhur 42 objekte fetare dhe vetëm një kambanë mbi 100 vjeçare është arritur të zbulohet nga policia lokale. |