Login

Indentifikohuni
Nuk keni llogari? Krijoni njė
Vidhen dy kisha nė Pėrmet, policia nis hetimet PDF Printoni E-mail
Sample ImagePersona ende të paidentifikuar kanë grabitur në orët e para të ditës së sotme dy ikonostase mbi 250 vjeçare në kishën Shën Premte, si dhe një pjesë të portës kryesore të kishës Shën Nikolli, në qytetin e Përmetit.

Burime nga policia bëjnë të ditur se dy ikonostase prej druri të gdhendur me një mjeshtëri të lartë kanë rezultuar të grabitura në kishën Shën e Premte, që shtrihet buzë përroit që kufizon qytetin e Përmetit nga ana jugore e tij.
Po të njëjtat burime shtuan se keqbërësit kanë vjedhur po gjatë mëngjesit të sotëm edhe një pjesë të portës kryesore të kishës së Shën Nikollit, që ndodhet në zonën e sipërme të qytetit të Përmetit.

Ekspertët e kriminalistikës kanë mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe kanë nisur hetimet për të identifikuar autorët.
Gjatë 17 viteve të fundit në qarkun e Gjirokastrës janë vjedhur 42 objekte fetare dhe vetëm një kambanë mbi 100 vjeçare është arritur të zbulohet nga policia lokale.
 
Advertisement