|
Prifti:Do privatizohet cdo pronė, vec HEC-ve mbi Drin |
|
|
|
Ministri i Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës deklaron se cdo pronë shtetërore do ti nënshtrohet privatizimit me përjashtim të tre hidrocentraleve të mëdha mbi kaskadën e Drinit si dhe objektet që shërbejnë në sektorin e shëndetësisë dhe arsimit. Deklarata u bë sot paradite në një konferencë për shtyp e ministrit Dritan Prifti.
"Direktiva është për të privatizuar pothuajse cdo gjë, me përjashtim të hidrocentraleve të kaskadës së Drinit të cilat nuk do të jenë në proces privatizimi. Me përjashtim dhe të shëndetësisë dhe të arsimit. Pastaj cdo gjë tjetër që është pronë e shtetit, ndërmarrshje shtetërore, apo asete dhe prona kudo që të jenë ato, porosia është të vihen në proces privatizimi që të kemi mundësi që shteti dhe qeveria të kursejë më shumë nga shpenzimet e veta dhe ndërkohë të ketë një kontribut që parashikojmë të shkojë në 100 milionë euro ."
Ministri i Energjetikës, ftoi të gjithë sipërmarrjet shqiptare të përfshihen në kete proces.
"Nga ky proces pritet që mbi 100 milionë euro të futen në buxhetin e shtetit, ndërsa përfitime të tjera llogariten edhe nga ulja e shpenzimeve, por ne jemi të interesuar që në këtë proces privatizimi të përfshihen investitorët shqiptarë" , deklaroi ministri Prifti.
Zoti Prifti tha se është ngritur një grup i posaçëm pune nën drejtimin e kryeministrit për të mbledhur informacion për të gjitha asetet që ministritë e linjës mendojnë se duhen futur në proces privatizimi.
Për hartimin e një liste me ndërmarrjet, objektet shtetërore, apo edhe me kapital shtetëror që do të evidentohen për të kaluar në proces privatizimi janë angazhuar mbi 100 nëpunës të administratës. Në procesin e privatizimit do të përfshihet pjesa e mbetur e kompanisë ARMO, Albtelekom, ndërsa më vonë do kësaj procedure do i nënshtrohen hidrocentralet e vogla.
Ministri informoi se ka filluar procesi i privatizimit të aksioneve të shtetit në Albtelekom dhe ARMO, përzgjedhjen e konsulentit ndërkombëtar për privatizimin e Albpetrol, ndërsa është ngritur grup pune ndërminitror për privatizimin e INSIG. Sipas tij janë mbi 200 fabrika, ndërmarrje apo uzina që dikur kanë qënë pronë shtetërore aktive, tashmë në proces likujdimi apo të dhëna me qera që do të futen në proces pirvatizimi. Nderkohe Ministria e Mbrojtjes ka hartuar një listë me 450 reparte ushtarake të cilat do të futen në procesin e vlerësimit dhe pastaj privatizimit të plotë. |