Login

Indentifikohuni
Nuk keni llogari? Krijoni njė
KE pėr zgjedhjet: Politika kompromis deri mė 18 Mars! PDF Printoni E-mail
Sample ImageShqipëri nisi sot takimi i parë i komitetit të Stabilizim Asocimit, një strukturë në të cilën marrin pjesë përfaqësues të autoriteteve shqiptare dhe atyre të Komisionit Europian. Pala shqiptare do të përfaqësohet nga ministrja e integrimit Majlinda Bregu ndërsa Komisioni Europian nga Drejtori i Drejtorisë së përgjithshme të Zgjerimit, Pierre Mirel. Por perara se te nisnin axhenden me ceshtje per te diskutkuar perfaqesues te KE apeluan per politiken shqiptare te kene konsensus per ceshtjet politike ne vend, pasi kjo ehste thelbesore per integrimin ne vend.


KE për zgjedhjet: Politika te arrije kompromis deri më 18 Mars!

Ora 09:20-Takimi i parë ne Tirane i komitetit të Stabilizim Asocimit nisi sot me një apel të fortë drejtuar politikës shqiptare nga pala e Komisionit Europian që përfaqësohej në këtë strukturë. Drejtori i Drejtorisë së përgjithshme të Zgjerimit, Pierre Mirel i drejtoi nje thirrje të qartë partive politike shqiptare të arrijnë urgjent kompromis për zgjidhje konstruktive të cështjeve politike duke iu referuar Komisionit të Ligjeve që po diskuton këto ditë nismat e PS për hetimin e zgjedhjeve të 28 Qershorit.
Mirel theksoi se “Kompromisi politik është thelbësor për integrimin ne BE”.

Drejtori i Drejtorisë së përgjithshme të Zgjerimit në Komisionin Europian, Pierre Mirel theksoi se në takimin e sotëm do të flitet gjerësisht për integrimin, implementimin, procesin e reformave sesi ka ecur në Shqipëri. Por ajo cfarë përfaqësia e KE ra dakort që tua bëjë të ditur mediave në këtë takim, ishte sipas Mirel, “që do vendosim theksin në partneritetin dhe konsensusin politik, që është esenciale dhe thelbësore për cdo vend. Konsensusi politik mes partive politike, forcave ekonomike është njëmnëyre për anëtarim në BE, është një pik e rëndësishme”, tha Mirel duke patur parasysh situatën në Shqipëri ku forcat politike janë përcarë për cështjen e hetimit të zgjedhjeve.
Në këtë pikë Mirel, theksoi se duhet të gjendet mënjehërë konsensusi mes partive politike shqiptare lidhur me cështjen që është shtruar për diskutim në Komisionin e Ligjeve, dhe se zgjidhja duhet të vijë para 18 Marsit, datë kur nismat e PS do të kalojnë në parlament për votim.
“Por me rëndësi të madhe në këtë moment theksoi Mirel “ është gjetja e një konsensusi politik ndërmjet palëve , thelbësor në ecurinë e procesit të reformave në Shqipëri”.
"Aplikimi për anëtarësim në BE dhe përgatitja e KE-së për dhënien e opinionit janë dëmtuar disi nga situata politike dhe bojkoti i parlamentit. Tashmë ne e mirëpresim që anëtarët e PS-së janë kthyer në parlament dhe ajo që është e rëndësishme në ditët në vazhdim është që komisioni i Ligjeve të sigurojë që do të ketë një qëndrim konstruktiv, por dhe parlamenti gjithashtu dhe kryetarja e tij, ka një rol të rëndësishëm për gjetjen e një zgjidhje", tha zyrtari i lartë i KE-së.

"Duhet të gjendet një zgjidhje kompromisi e cila duhet kërkuar gjatë ditëve në vijim deri më 18 mars, në mënyrë që parlamenti të funksionojë ashtu si duhet. Është thelbësor konsensusi mes partive politike. Është jetik dhe shumë i rëndësishëm që të mbahet ky konsensus për integrimin në BE", u shpreh Drejtori Mirel.
Në fjalën e tij, ambasadori i Spanjës, Manuel Montobio, vendi i të cilit kryeson presidencën e radhës së BE-së, u shpreh se dialogu politik është jetik për integrimin e vendit në unionet. “Duhet të fokusohemi në sfidat e integrimit në Bashkimin Evropian, por fillimisht duhen kapërcyer mosmarrëveshjet politike. Kjo është pika e nisjes për Shqipërinë.”, u shpreh ai.

Kurse Ministrija e Integrimit Majlinda Bregu, pasi bëri një ekspoze të reformave që ka bërë Shqipëria që në momentin e marrëveshjes së MSA-së ndërmjet Shqipërisë dhe Bashkimit Europian tha se “ Qeveria shiptare është e gatshme për gjetjen e një konsensusi politik me opozitën në çdo moment”.
Duke iu referuar ngërçit politik të krijuar pas bojkotit 6 mujor parlamentar të Partisë Socialiste , Bregu tha se “ për hetimin e zgjedhjeve parlamentare të 28 qershorit, qeveria është e gatshme të bëhen, por vetëm brenda kontureve kushtetuese”.
“ Zgjedhja e kriterit politik me shumë vullnet nga maxhoranca , do të na hapte dritën jeshile që ne të punojmë pa u ndaluar deri në plotësimin e të gjitha kritereve të cilat na janë vënë nga BE-ja për hapa të sigurt drejt integrimit europian”, theksoi Bregu.

Mbledhja e Komitetit të Stabilizimit-Asociimit po vijon me dyer të mbyllura, në të cilën do të diskutohen në detaje për kriterin ekonomik të MSA-së dhe hapat e Shqipërisë në këtë drejtim.
Komiteti i Stabilizim-Asociimit do diskutoje për hapat që Shqipëria ka bërë që nga momenti i marrëveshjes MSA-së ndërmjet vendit tonë dhe Bashkimit Europian në 16 prill të vitit 2009.

Tiranë, nisi takimi i parë për Stabilizim Asocimin

Ora 07:00-Në Shqipëri nisi sot takimi i parë i komitetit të Stabilizim Asocimit, një strukturë në të cilën marrin pjesë përfaqësues të autoriteteve shqiptare dhe atyre të Komisionit Europian. Komiteti i Stabilizim-Asociimit do diskutoje për hapat që Shqipëria ka bërë që nga momenti i marrëveshjes MSA-së ndërmjet vendit tonë dhe Bashkimit Europian në 16 prill të vitit 2009. Pala shqiptare do të përfaqësohet nga ministrja e integrimit Majlinda Bregu ndërsa Komisioni Europian nga Drejtori i Drejtorisë së përgjithshme të Zgjerimit, Pierre Mirel.

Mbledhja e sotme do të marrë në analizë një spektër të tërë problemesh dhe fushash: që nga situata dhe zhvillimet politike, çështjet që lidhen me drejtësinë dhe pavarësinë e këtij sistemi, çështjet e luftës kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, situatën ekonomike dhe masat e parashikuara për përballjen me efektet e krizës, zhvillimet në sistemin fiskal dhe në doganat e tatimet deri në çështjet e transportit, e energjisë apo lirisë së shtypit dhe legjislacionit për mediat.

Një vend të rëndësishëm pritet të zerë në këto diskutime kapitulli i parë , ai që i kushtohet kritereve politike, të cilit në fakt i është lënë edhe më shumë kohë duke qenë se pjesë e vlerësimeve të këtij kapitulli janë një numër i madh temash që lidhen jo vetëm me situatën politike, por edhe me funksionimin e institucioneve, reformat, vecanërisht ato të drejtësisë, çështje të pronës dhe lirisë së shprehjes.

Ky takim i paraprin atij të Këshillit të Asocim Stabilizimit i cili do të mbahet në muajin Maj, ku përballë autoriteteve shqiptare do të jenë përfaqësuesit e të gjitha vendeve anëtare të Bashkimit Evropian.
 
Advertisement

Shkurt

Kinė, avioni, 43 tė vdekur dhe 53 tė mbijetuar Është 43 të vdekur dhe 53 të mbijetuar, bilanci i viktimave të një aksidenti ajror në Kinë.

Serbia: KFOR-i tė ruajė kishat Serbia ka reaguar ndaj marrjes së komandës së policisë së Kosovës për ruajtjen e kishave dhe manastireve serbe.

Rinas, defekt teknik nė avion pasagjerėt 6 orė pritje Pasagjerët e një prej avionëve të kompanisë Alitalia prej 6 orësh janë bllokuar në Aeroportin e Rinasit në Tiranë, pasi avioni që do të nisej sot rreth orës 12:15 drejt Romës ka pasur disa probleme.

Anketim

Permbytjet ne Shqiperi jane pasoje e
 

AlbPhilly - Fotografi

Paris.jpg