Login

Indentifikohuni
Nuk keni llogari? Krijoni njė
Ligji i SHISH, SHBA: Cėnohet imazhi i Shqipėrisė PDF Printoni E-mail
Sample ImageAmbasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës Xhon Withers ka reaguar pas miratimit të ligjit të SHISH në një konferencë të posacme, duke shprehur nota shqetësimi për miratimin e këtij ligji vetëm pak ditë më parë.

Në deklaratën e bërë sot për mediat, nga ambasadori amerikan Xhon Withers në emër të qeverisë amerikane shprehej shqetesimi i madh për hartimin e këtij ligji të cilësuar sipas Withers “cënim i drejtpërdjetë i pavarësisë së këtij institcuinoi dhe ekspozimit hapur të tij ndaj ndërhrjeve politike”.

Ambasadori amerikan shkon dhe më tej kur deklaron se ligji prish imazhin e Shqipërisë në arenën ndërkombëtare, prandaj kjo cështje shihet me shumë shqetësim nga ana e qeverisë amerikane, duke shtuar se ligji duhet riparë nga eksperë ndërkombëtarë, përpara se të vendosë Kuvendi për miratimin e tij.
“Shprehim shqetësimin e drejtpërdrejt të SHBA-ve për ligjin e SHISH. Kërkojmë me forcë që ky ligj të rishikohet nga ekspertët ndërkombëtarë përpara se të votohet në Kuvend, pasi ky aktuali cënon standartet ndërkombëtare” – theksoi Ëithers gjatë konferencës së sotme për shtyp.

Është e nevojshme, vijoi Withers që shërbimi informativ të mbetet profesional por në formën aktuale të këtij drafti kjo cënohet dhe si rrjedhim ligji është i papranueshëm. Shqipëria nuk duhet të shkojë në drejtim të gabuar shprehet ambasadori amerikan prandaj dhe e sheh me seriozitet këtë cështje.

Projektligji
Komisioni parlamentar i Ligjeve miratoi dy ditë më parë projektligjin për Shërbimin Informativ të Shtetit, pas amendimeve që iu bënë variantit fillestar të propozuar nga qeveria. Në përfundim të mbledhjes, e cila u zhvillua për rreth tri orë me dyer të mbyllura, komisioni ka miratuar kufizimin e mandatit të drejtorit të SHISH-it në 5 vjet. Ndërkohë që përmes një dispozite kalimtare është sanksionuar se procedurat për zgjedhjen e kreut të ri të shërbimeve inteligjente dhe të zëvendësit të tij, të kryhen 60 ditë nga hyrja në fuqi e këtij ligji.

“Paraprakisht”, me miratimin e këtij projektligji maxhoranca ka miratuar edhe shkarkimin e drejtorit aktual të SHISH-it, Bahri Shaqiri. Ndryshimet e reja të miratuara në ligjin për SHISH, në thelb nuk e kanë përmirësuar ndjeshëm draftin e propozuar nga qeveria. Konkretisht, kryeministri sërish ka të drejtën për të thirrur në çdo kohë dhe për çdo çështje në raportim drejtorin e SHISH-it. Kryeministri gjithashtu jep leje për operacione të përbashkëta me shërbime dhe urdhëron mbledhjen e të dhënave për shërbime të huaja.

Është shtuar vetëm që procedurat për leje miratohen me vendim të qeverisë. Nga ana tjetër, deputetët demokratë të komisionit të Ligjeve pretenduan në mbledhjen e dy ditëve më parë se drejtori i SHISH-it kishte dhënë OK për përmbajtjen e draftit, përveç çështjes së mandatit. Por nga ana e tij, Shaqiri preferoi të mos bënte një koment publik për këtë pretendim. Ndërkohë vajtja në mbledhjen e komisionit të Ligjeve të drejtorit të kabinetit të kryeministrit, Oerd Bylykbashi së bashku me drejtorin e SHISH-it, tregon qartë se ç’natyrë do të marrë ky institucion pas ndryshimeve të miratuara.
 
Advertisement

Shkurt

Kinė, avioni, 43 tė vdekur dhe 53 tė mbijetuar Është 43 të vdekur dhe 53 të mbijetuar, bilanci i viktimave të një aksidenti ajror në Kinë.

Serbia: KFOR-i tė ruajė kishat Serbia ka reaguar ndaj marrjes së komandës së policisë së Kosovës për ruajtjen e kishave dhe manastireve serbe.

Rinas, defekt teknik nė avion pasagjerėt 6 orė pritje Pasagjerët e një prej avionëve të kompanisë Alitalia prej 6 orësh janë bllokuar në Aeroportin e Rinasit në Tiranë, pasi avioni që do të nisej sot rreth orës 12:15 drejt Romës ka pasur disa probleme.

Anketim

Permbytjet ne Shqiperi jane pasoje e
 

AlbPhilly - Fotografi

Paris.jpg