Login

Indentifikohuni
Nuk keni llogari? Krijoni njė
Rama: Batėrdi ekonomike, arka e shtetit bosh PDF Printoni E-mail
Sample ImageKreu socialist Edi Rama ka vijuar turin e tij të takimeve me gazetarët. Fjalën e tij Rama e nisi duke folur për situatën ekonomike në vend, të cilën e cilësoi si “batërdi ekonomike”, pasi qeveria po fsheh krizën reale që po prek vendin.

“Me këtë batërdi ekonomike ku zhytet vëndi përditë, zoti Berisha vazhdon të prentendojë tunele të reja dhe rritje rrogash e pensioniesh” – u shpreh Rama.

Sipas kryesocialistit vendi po përjeton një krizë të vërtetë ekonomike, ndërsa thekson që rritja e premtuar e rrogave dhe pensioneve nuk do të bëhet në një kohë kur arka e shtetit është bosh.
“Që prej shtatorit 2009 kur u rritën rrogat e pensionistëve, ata kanë paguar një taksë të fshehtë me zhvlerësimin e lekut. Berisha rriti pensionet për tua marrë përsëri, ndërsa tani bën premtime në kohën kur arka e shtetit është bosh” – u shpreh Rama.

Kreu i selisë rozë i ka bërë thirrje qeverisë të tërhiqet nga politikat e mashtrimit, kur deklaron që inflacioni është 4,4%, ndërkohë që vendi është në një batërdi ekonomike, ku kanë mbetur të papërfunduara rrugët e nisura në fushatat elektorale.
Nuk është e vërtetë që inflacioni është 4,4%, vendi është përfshirë nga një krizë e thellë ekonomike, ku politikat e gabuara ekonomike tregojnë që është shprehje e interasave të një grupi të caktuar njerëzish. Për të parë krizën mjafton të shikojmë rrugët e papërfunduara të fushatave elektorale, kanë mbetur përgjysëm pasi qeve3ria nuk paguan dot punëtorët. Është koha që qeveria të tërhiqet nga politika e mashtrimeve dhe të nisë të reflektojë”- theksoi Rama

Kjo krizë sipas Ramës mbetet lak në fytin e vendit, që do të shembet ashtu si tuneli I Kalimashit.
“Është një krizë e ecjes kokëfortë që do të ketë të njëjtin fat si tuneli i Kalimashit, nëse tuneli ka rënë, tregon që edhe kjo krizë qëndron si lak në fytin e vendit” – theksoi Rama.
 
Advertisement

Shkurt

Kinė, avioni, 43 tė vdekur dhe 53 tė mbijetuar Është 43 të vdekur dhe 53 të mbijetuar, bilanci i viktimave të një aksidenti ajror në Kinë.

Serbia: KFOR-i tė ruajė kishat Serbia ka reaguar ndaj marrjes së komandës së policisë së Kosovës për ruajtjen e kishave dhe manastireve serbe.

Rinas, defekt teknik nė avion pasagjerėt 6 orė pritje Pasagjerët e një prej avionëve të kompanisë Alitalia prej 6 orësh janë bllokuar në Aeroportin e Rinasit në Tiranë, pasi avioni që do të nisej sot rreth orës 12:15 drejt Romës ka pasur disa probleme.

Anketim

Permbytjet ne Shqiperi jane pasoje e
 

AlbPhilly - Fotografi

Saranda.jpg