|
Flet heroi Iniesta: Goli? Mendova se isha jashtė lojeFlet heroi Iniesta: Goli? Mendova se isha jasht |
|
|
|
Andres Iniesta është tashmë një hero kombëtar në Spanjë. Pas golit në finalen e Botërorit kundër Holandës, mesfushori i Barcelonës ka fituar zemrat e të gjithë tifozëve. Duke folur në një konferencë për shtyp, Iniesta tregoi disa nga emocionet e natës finale. “Fabregas më pasoi një top të shpejtë dhe të saktë, por për një moment mendova se isha në pozicion jashtë loje, - tha ai. – Nuk u mendova shumë, e stopova dhe e godita me forcë, më pas ishte momenti për të festuar”, deklaroi Andres Iniesta. I pyetur se çfarë ndjen një futbollist kur sheh gjithë këtë nderim, ai u përgjigj: “Kjo është e vështirë të shpjegohet, por ndjehem shumë i lumtur, - u shpreh Iniesta. – Të gëzosh miliona njerëz është një gjë që nuk ndodh shpesh në jetë.
Lumturia e tyre nuk ka asnjë çmim në jetë”. Ndërkohë, ai u pyet edhe për topin e Artë, duke thënë se për momentin as që mendon për të, ndërsa për dedikimin e bërë ish-kapitenit të Espanjolit Dani Harke, tha se e kishte menduar atë që para ndeshjes. “Mendoj se ishte nderimi më i mirë që mund t’i bëja një miku të ngushtë”, deklaroi Andres Iniesta. Gjesti i tij ka bërë që edhe tifozët e Espanjolit të preken, duke paralajmëruar se do të ngrihen në këmbë me ovacione për Iniestën, në derbin e radhës. Ndërkohë, për të është shkruar tashmë edhe një këngë në Spanjë. |