Login

Indentifikohuni
Nuk keni llogari? Krijoni njė
Pas Botėrorit futbollistėt e Uruguajit priten si heronj PDF Printoni E-mail
Afrika e Jugut 2010Pas një kampionati botëror të jashtëzakonshëm, futbollistët e Uruguajit janë pritur si heronj në kthimin e tyre në shtëpi. Presidenti i vendit Hoze Muhika iu bashkua turmës së mijëra tifozëve për të duartrokitur ekipin kombëtar, që u rendit në vendin e katërt në Afrikën e Jugut. Presidenti i priti lojtarët jashtë dyerve të Kongresit, ndërsa i falënderoi ata për emocionet që i dhuruan popullit gjatë një muaji të paharrueshëm.

“Ky vend kuptoi se nuk futbollistët e tij nuk janë vetëm të bukur, por edhe të zotët, duke ruajtur madhështinë e tyre dhe duke na bërë sërish të ëndërrojmë. Ju faleminderit në emër të të gjithë popullit të Uruguajit”, tha Muhika. Ndërkohë trajneri Oskar Tabarez vlerësoi shpirtin e futbollistëve të tij. “Suksesi ynë nuk lidhet vetëm me rezultatet, por edhe me atë çfarë treguan futbollistët në fushën e lojës”, deklaroi ai. Përpara njerëzve foli edhe futbollisti më i mirë i Botërorit, Diego Forlan, i cili e konsideroi këtë Botëror si të pabesueshëm për një vend kaq të vogël si Uruguaj. Amerikano-jugorët u renditën të katërtit në Afrikën e Jugut, duke u mundur 3-2 nga Gjermania në finalen për vendin e tretë.

 
Advertisement