Login

Indentifikohuni
Nuk keni llogari? Krijoni njė
National Geographic promovon Shqipėrinė turistike PDF Printoni E-mail
National GeographicËshtë lancuar tashmë në treg suplementi “National Geographic” për Ballkanin Perëndimor, në të cilin përfshihet edhe Shqipëria. Suplementi do të shërbejë në promovimin e Shqipërisë si një destinacion për të rritur bashkëpunimin dhe shkëmbimin e informacioneve midis faktorëve të ndryshëm të industrisë së turizmit.

Në fjalën përshëndetëse në ceremoninë e organizuar me këtë rast, ministri i Turizimit Kulturës Rinisë dhe Sporteve u shpreh se tashmë Shqipëria së bashku me Kroacinë, Malin e Zi dhe vendet e tjera të rajonit konsiderohen si Destinacione të Ballkanit me një popullaritet në rritje.

‘Ne duam të sigurohemi që Shqipëria deri në vitin 2015 do të jetë pozicionuar me imazhin e saj frymëzues, si një vend i gjallë, tërheqës dhe mikpritës me destinacione të shumta turistike bazuar në kulturën dhe bukuritë e saj.’ u shpreh Xhaferraj. Ndërkohë nga ana e tij Drejtori i misionit USAID Joseph Ëilliams, u shpreh se Shqipëria ka tregues të mirë për tu konsideruar si destinacion për turistët.

 
Advertisement